VIDEO/ Fili bën heroin në Rumani, rrëmben fitoren në fund pas 9 minutash në fushë

Botoshani ka marrë një fitore minimale 0-1 kundër Politeknikut të Iasit, që ka ardhur falë Realdo Filit. Futbollisti shqiptar ka bërë heroin në Rumani, teksa ka rrëmbyer 3 pikët në këtë ndeshje dhe gjithçka ka ndodhur në minutat e fundit të ndeshjes. Ish-lojtari i Luftëtarit është hedhur në fushë në minutën e 80 të takimit, por vetëm 9 minuta lojë i kanë mjaftuar për të vulosur fatin përfundimtar të këtij dueli.

Pak para mbylljes së kohës së rregullt, Botoshani kishte mundësinë e ekzekutimit të një goditjeje nga këndi. Pas disa kombinimeve mes lojtarëve të ekipit rumun vjen edhe nje goditje, por topi kthehet pas dhe përfundon në këmbët e Filit. Ky i fundit shënjestron më pas portën dhe nuk gabon të tundë më pas rrjetën, duke shënuar kështu një gol që mban vlerën e fitores./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online