Lilë është duke barazuar me shifrat 1-1 kundër Reimsit. Të parët kanë kaluar në avantazh miqtë, ndërsa vetëm pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë vjen baraspesha. Protagonist në këtë ndeshje është kthyer futbollisti shqiptar, Arbër Zeneli, i cili mban autorësinë e golit të shënuar për Reims ndaj vendit të tretë të kampionatit francez.
I gjendur në pozicionin e tij të zakonshëm, në krahë të fushës, anësori dardan hedh një top në zonë, që nga një krosim në mënyrë të çuditshme hyn në rrjetë. Një prej sulmuesëve të Reims zgjat këmbën për të shënuar, por veprimi i tij thjesht huton portierin kundërshtar, që më pas sheh topin në rrjetë. Lojtari bën me shenjë për shokët e skuadrës drejt Zenelit, duke i udhëzuar të shpërngulet festa drejt tij, pasi kjo rrjetë e tundur mban pikërisht autorësinë e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
OUVERTURE DU SCORE DE ZENELI ! #LOSCSDR https://t.co/RUO1dHeGeo
— Feuille de Match (@Feuille2Match_) January 17, 2021