Italia u kurorëzua si kampione e Europës dhe në të gjitha qytetet e vendit fqinj ka pasur festë të madhe për këtë arritje. Djemtë e Mancinit arritën që të kalonin me sukses Anglinë falë ruletës ruse, atje ku Donaruma mori rolin e shpëtimtarit ashtu si edhe në gjysmëfinale ndaj Spanjës.
Por pavarësisht se të gjithë ishin mbledhur për të festuar arritjen kombëtare, tifozët e Milanit nuk harrojnë rivalitetin me ekipet e tjera italiane. Mbështetësit e kësaj skuadre kanë kënduar në shesh edhe “Sara perche ti amo” në kor duke ndryshuar si gjithmonë pjesën e fundit të saj: “E kush nuk kërcen, është një “dërr juventin”. /Sport Ekspres/
Italians really are the best fans in the world ??
Fans in Milan join together in singing Sara Perché Ti Amo ? pic.twitter.com/cGNFV8qOCN
— Growing Up Italian (@GrowingUpItalia) July 13, 2021