VIDEO/ Festivali i golave në përplasjen e parë i bën të kyçin portat, Vllaznia dhe Dinamo hedhin hap fals

Ka përfunduar me rezultatin 0-0 ndeshja mes Dinamos dhe Vllaznisë. Festivali i golave në ndeshjen e parë në Shkodër duket se ka trembur skuadrat, të cilat pas atij rezultati 6-3 kanë kyçur portat e tyre. Kuqeblutë kanë qenë më kërkues në fushën e lojës, duke i shkuar disa herë pranë golit, por pa mudur ta shtyjnë topin në rrjetë.

Në minutën e 55 shkodranët pretendojnë për një 11 metërsh, por VAR-i nuk ka menduar në të njëjtën mënyrë dhe ka lënë lojën të luhet. Ndërkohë portieri Simoni e ka zëvendësuar më së miri Bakajn, teksa i ka mohuar një gol Adilit në pjesën e dytë. Gjithashtu Çoba pati një shans të artë në minutën e 81-të, por topi shkon ngjitur me shtyllën dhe del jashtë. Skuadrat ndahen kështu në paqe dhe hedhin një hap fals në kampionat, teksa një pikë e marrë sot në “Elbasan Arena“ nuk zë një peshë të madhe në tabelën e renditjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Dinamo: Simoni, Maliqi, Sofranac, Imami, Isaevski, Siljanovski, Sidibe, Demiri, Bardhi, Ibraimi, Mihana

Vllaznia: Zogoviç; Gurishta, Dianje, Adili, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Latifi, Da Silva, Hoxhaj, Aralica

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online