Mbrëmja e sotme na ka njohur me dy çiftet gjysmëfinaliste të Champions League-s. Një festë e çmendur ka mbërthyer Milanon, teksa sot Interi ka siguruar kualifikimin kundër Benfica-s. Zikaltrit kanë barazuar me shifrat 3-3 në “Giussepe Meazza“, por fitorja në Portugali i ka dhënë biletën për më tej. Barella (15‘), Lautaro Martinezi (68‘) dhe Correa (78) kanë tundur rrjetën për Interin, ndërsa Aursnesi (38‘) dhe Silva (86‘) dhe Musa (94‘) kanë gjetur rrugën e rrjetës për Benfica-n. Interi tashmë e gjen veten në gjysmëfinale, atje ku e pret derbi i madh i Italisë me rivalin e përjetshëm, Milanin.
Ndërkohë në baraspeshë ka përfunduar edhe përballja tjetër në Mynih. Ndeshja mes Bayern Munich-ut dhe Manchester City-t është mbyllur me rezultatin 1-1. Haaland ka zhbllokuar shifrat në minutën e 57, ndërsa në të 83-tën Kimmich ktheu baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund kualifikimi i takon Manchester City-t, që në gjysmëfinale do të gjejë Realin e Madridit. Mundësia perfekte për t’u hakmarrë ndaj “los blancos” për eliminimin në sezonin e shkuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
GOAL | Inter 1-1 Benfica | Aursnespic.twitter.com/Jajooirdpk
— VAR Tático (@vartatico) April 19, 2023