“Doja fitoren! Dëgjuam vërshëllimën, prandaj lamë golin e tretë“, Inzagi i shqetësuar: Çfarë kalendari të çmendur që kemi

Interi siguroi sot kualifikimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku i pret një derbi me Milanin. Inzagi ka folur për mediat në konferencën për shtyp pas përfundimit të përballjes kundër Benfikës, ku ka shprehur gjithë kënaqësin që ka ndjerë për këtë kualifikim të rëndësishëm. Trajneri i Interit tregon se goli i tretë i pësuar ishte aksidental, pasi, sipas tij, lojtarët dëgjuan një vërshëllimë nga  arbitri dhe menduan se ndeshja përfundoi. Ndërkohë kalendari i ngjeshur që e pret përpara e shqetëson, duke qenë se i duhet të luajë çdo tre ditë.

“Është një moment historik, i rëndësishëm, që erdhi nga larg në një grup shumë të vështirë. Benfika është një ekip i fortë. Në golin e tretë djemtë më thanë se dëgjuan një vërshëllimë dhe u ndalën. Do të kisha dashur të fitoja, edhe pse ishte arritur gjysmëfinalja. Bilbilin e dëgjuam edhe nga pankina dhe u ndalëm.

Si e transferojmë këtë entuziazëm në Serinë A? Kjo është ajo që duhet të bëjmë, ne e dimë se nga kemi ardhur, çfarë kalendari të çmendur po kemi. Ne po luajmë çdo dy ditë e gjysmë, kemi humbur pikë të rëndësishme dhe dimë se ku të bëjmë më mirë. Pa Ligën e Kampionëve, ndoshta do të kishim një renditje tjetër, por ne duhet të luajmë si Interi çdo ndeshje dhe përpiqemi të bëjmë gjithmonë më të mirën nga kjo kupë”, ka deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online