VIDEO/ Festa që asnjë lojtar nuk do e donte! Barazuan 3-3 në minutën e 98, futbollisti 102 kg hidhet mbi shokët e ekipit

Ndeshja mes Sunderland-it dhe Wycombe-t u mbyll mes emocionesh. Takimi i lefshëm për League One u mbyll me rezultatin 3-3, ndërsa spektakli nuk mungoi as në minutat shtesë. Në minutën e 93-të Sunderland-i kaloi në avantazh, por në të 98-ën kundërshtaret i dërgojnë shifrat përfundimtare në 3-3.

Padyshim që në një moment të tillë festa nuk mund të mungonte dhe ishte tërësisht legjitime për Wycombe-n. Por për disa prej lojtarëve erdhi në mënyrën që askush do e dëshironte. Futbollistët e Wycome-t ishin hedhur mbi njëri-tjetrin dhe po gëzonin barazimin e marrë, ndërsa pak çaste më vonë kanë ndjerë 102 kg të hidhen mbi shpinën e tyre. Akinfenwa, me peshë aspak të zakonshme për një futbollist, nuk është përmbajtur në festimin e tij dhe ka fluturuar në kurriz të shokëve të tij të skuadrës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online