VIDEO/ Festa në fund i thotë të gjitha! Alegri zgjon Juventusin nga “gjumi”, Vlahoviç i jep fitoren bardhezinjve në derbin me Torinon

Juventusi po vuan një krizë të gjatë rezultatesh këtë sezon. Humbja në Ligën e Kampionëve kundër Makabi Haifës ishte një “shuplakë” e fortë për bardhezinjtë, të cilët e panë veten të zhyten gjithnjë e më shumë. Por duket se Alegri e ka gjetur mënyrën se si të zgjojë ekipin e tij nga “gjumi”. Juventusi ka reaguar mbrëmjen e sotme, duke marrë tre pikë mjaft të vlefshme kundër Torinos.

Derbi përfundoi me rezultatin 1-0 për “zonjën e vjetër”, së cilës i mjaftoi goli i Dushan Vlahoviçit në minutën e 74-t të takimit. Pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, lojtarët e Juventusit janë mbledhur së bashku me njëri-tjetrin, duke festuar fitoren e sotme. Vetë reagimi i futbollistëve menjëherë sapo përfundoi ndeshja tregon qartë se sa shumë po e vuanin krizën e thellë dhe se me sa padurim po prisnin të festonin një fitore për të kthyer sërish buzëqeshjen në fytyrë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online