“Janë 3 klube që mund të bëjnë ç’të duan“, Klop shpërthen ndaj Sitit dhe Njukastëllit: Nuk ka tavan për këto ekipe

Jurgen Klop e sheh të padrejtë mënyrën se si funksionon futbolli vitet e fundit. Kushtet financiare të klubeve si Mançester Siti apo PSG-ja e bëjnë të pamundur për të tjerët që të garojnë me ta. Trajneri gjerman është shprehur në një konferencë për mediat se Liverpuli nuk mund të veprojë në të njëjtën mënyrë, pasi është i kufizuar ekonomikisht.

“Askush nuk mund të garojë me Sitin. Ke skuadrën më të mirë në botë dhe merr edhe sulmuesin më të mirë në treg. Nuk ka rëndësi se sa kushton, thjesht e bëjnë. Liverpuli nuk mund të veprojë si ata. Është e pamundur. Janë tre klube në botën e futbollit që mund të bëjnë çfarë të duan financiarisht. Tani është edhe Njukastëlli. Nuk ka tavan për këto klube. Nuk ka tavan për Njukastëllin. Përgëzime! Disa klube të tjera kanë tavan”, ka deklaruar Jurgen Klopi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online