Lojtarët e Tiranës e kanë vazhduar festën e tyre edhe pas ngritjes së titullit në Air Albania. Skuadra ka dalë me autobuzin e hapur për të shëtitur rrugëve të kryeqytetit. Me këngët që i përkisnin Tiranës dhe kampionëve, lojtarët kanë festuar gjatë gjithë kohës, duke lënë mbrapa të gjitha momentet e vështira të kaluara me bardheblutë. /Sport Ekspres/