Teuta është shpallur si kampione e Superiores për sezonin 2020-2021 në kampionatin më garues të viteve të fundit. Durrsakët fituan në shifrat 6-1 kundër Apolonisë për të zhvlerësuar fitoren e Vllaznisë kundër Laçit në shifrat 2-0.
Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit ka nisur festa e madhe e durrsakëve pas 27 vitesh pritje. Megjithatë për pak sekonda festa është prishur për shkakun e ardhjes me shpejtësi të ambulancës që ka marrë një tifoz që ka pasur probleme duke u shtrirë në fushë. /Sport Ekspres/