VIDEO/ Festa e çuditshme në Ballsh, te skuadra e Bylisit shpërthejnë me thirrjet: Rama ik!

Bylisi ka fituar një ndeshje të rëndësishme ditën e sotme, teksa ka mposhtur Apoloninë me rezultatin e ngushtë 1-0. Një fitore kjo që erdhi në minutat shtesë të lojës, kur Beji Anthony shënoi golin e vetëm të këtij takimi. Mallakstriotët shkojnë vetëm 2 pikë larg Kastriotit në luftën për mbijetesë dhe festa nuk ka munguar në dhomat e zhveshjes.

Por një festë jo e zakontë. Te skuadra e Bylisit kanë shpërthyer në thirrje: “Rama ik“! Ishte kjo mënyra sesi lojtarët dhe stafi teknik kanë vendosur të festojnë, duke dhënë njëkohësisht edhe mesazhe politike një ditë përpara zgjedhjeve vendore në Shqipëri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *