Feronikeli e ka fituar takimin e parë përballë Linkoln, me rezultatin 1-0. Edhe pse ekipi nga Drenasi shënoi që në minutën e 3’ dhe krijoi shumë raste të tjera, nuk arriti të shënojë sërish, duke shkuar në fazën finale.
Të besuarit e Zekaria Ramadanit bënë një ndeshje shumë të mirë, sidomos në pjesën e parë, ku krijuan raste të panumërta. Hoti shënoi një gol shumë të bukur që në minutën e 3’ të takimit, ndërsa Karioka pati disa mundësi të mira.
Një nga lojtarët më të dalluar ishte Ylli Hoxha, me mëngjarashin që bëri një ndeshje perfekte në krahun e majtë të mbrojtjes. Edhe Hoti bëri një ndeshje shumë të mirë, por u dëmtua në minutat e fundit dhe është në dyshim për ndeshjen finale të raundit paraeliminator, ku të premten do të ndeshen me Santa Kolomën.
Champions League
Feronikeli – Linkoln 1-0
Hoti 3’