VIDEO/ Fatin e ka kundër! Strakosha i pret penalltinë Ibrahimoviç, pastaj e fut gol aksidentalisht

0

Pa kaluar ende mirë kritikat për gabimin ndaj Atalantës, Thomas Strakosha është bërë protagonist në ndeshjen e sotme kundër Milanit. Kuqezinjtë fituan të drejtën e një 11 metërshi në minutën e 32-të të takimit. Pranë topit do të shkonte menjëherë Zllatan Ibrahimoviç për të sfiduar Strakoshën.

Portieri shqiptar arrin të kuptojë krahun dhe pret fillimisht topin, por çuditërisht është pikërisht ai që pa kuptuar dhe në mënyrë aksidentale e dërgon sferën përtej vijës fatale. Mund të ksihte qenë një hero duke pritur penalltinë, por fati e ka kundër këtë herë. Milani dyfishon kështu shifrat dhe udhëheq ndeshjen, ndërsa Lazios i mbetet punë për të bërë që të dalë me pikë nga “Olimpiko“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.