VIDEO/ Fantastike! Tifozët e Sivaspor hyjnë në stërvitje, fillojnë t’i këndojnë Rei Manajt para Fenerbaçes

Sivaspor do të ketë një përballje delikate kundër Fenerbaces. Këta të fundit luftojnë për titullin kampion, ndërsa Sivaspor për Europën.

Para këtij takimi, tifozët kanë hyrë në stërvitje dhe i kanë dhënë zemër ekipit. Gjithashtu tifozët i kanë kënduar Rei Manajt i cili është ylli kryesor i Sivaspor me golat e shënuara në këtë sezon. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/