Çfarë debutimi në arenën europiane për Marash Kumbullën! Mbrojtësi shqiptar e ka festuar me gol ndeshjen e tij të parë në karrierë në Europa League. Futbollisti 20-vjeçar ka tundur rrjetën kundër Jang Bojsit, teksa gjatë një harkimi të hedhur në zonën zviceriane, i pambuluar nga mbrojtësit kundërshtar e ka dërguar topin pas shpinës së portierit.
Ky është goli i parë i talentit tË Kombëtares shqiptare me fanellën e Romës, që njëkohësisht vjen edhe me fitoren e skuadrës italiane. Shifrat përfundimtare u mbyllën në shifrat 1-2 për verdhekuqtë dhe takimi u vendos pikërisht nga Marash Kumbulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/