Hysaj refuzon ofertën e parë, i vë kushte Napolit: Ja sa para dua në sezon

Rinovimi i kontratës së Elseid Hysajt vazhdon të mbetet një çështje te Napoli. Mbrojtësi shkodran në qershor të vitit të ardhshëm përfundon “martesën” e ti me skuadrën italiane dhe De Laurentis nuk dëshiron ta humbasë me parametra 0. Duke u nisur edhe nga marrëdhënia e mirë e Hysajt me trajnerin Gatuzo, Napoli i ka paraqitur lojtarit një ofertë në tryezë.

Por kapiteni i Kombëtares shqiptare nuk ka mbetur i kënaqur me 2.3 milionë euro në sezon dhe ka vendosur të thotë “jo”. Sipas gazetarit të “RAI”-t, Çiro Venerato, në “Radio Kiss Kiss Napoli” Hysaj ka kushtet e tij për ronovimin. Mbrojtësi shqiptar i ka treguar klubit se sa para dëshiron në sezon. 2.6 milionë euro në rast kualifikimi në Europa League dhe 2.8 milionë euro në sezon në rast kualifikimi në Champions League janë shifrat që kënaqin shkodranin. Para Krishtlindjeve pritet një ofertë e dytë nga Napoli, ku do të provohet të gjendet gjuha e përbashkët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online