VIDEO/ “Është për fajin tënd”! Britmat e Karvahalit për arbitrin, lojtarët e Realit rrethuan gjyqtarin pas ndeshjes

Reali i Madridit humbi mbrëmjen e djeshme me shifrat 4-3 përballë Bajernit të Mynihut. Kjo ishte disfata e dytë kundër bavarezëve, çka solli më pas edhe eleminimin e tyre nga Liga e Kampionëve. Sfida përfundoi me gola dhe me tensione. Dalja me karton të kuq e Kamavingës solli një acarim të madh në kampin madrilen, të cilët deri në atë moment ishin duke udhëhequr me shifrat 2-3.

Pas vërshëllimës përfundimtare “los blancos” nuk i kontrolluan dot nervat, teksa shkuan menjëherë të rrethonin arbitrin. Arda Guleri së bashku me shokët e tij të skuadrës shkuan t’i kërkonin llogari Vinçiçit, i cili më pas nuk nguroi t’i tregonte kartonin e kuq edhe mesfushorit turk. Ndërkohë kamerat kanë kapur edhe momentin e frustrimit të Dani Karvahalit. Ky i fundit la pankinën dhe iu drejtua me britma né distancë gjyqtarit kryesor të takimit. “Është për fajin tënd. Është për fajin tënd”, ka thënë me ton të revoltuar Dani Karvahali, duke fajësuar kështu arbitrin për eleminimin e Realit të Madridit./Sport Ekspres/