Mbrëmje çudirash ka qenë kjo e sotmja për futbollin europian. Favoritët në letër nuk kanë rezultuar të tillë në fushën e lojës. Reali i Madridit është ç’orientuar tërësisht në La Liga, ndërsa sot ka humbur me shifrat 1-2 kundër Alaves. Një penallti në minutën e 5 u kthye në gol nga Peres dhe në fillimin e pjesës së dytë ishte një gabim i portierit Courtois ai që i dhuroi golin e dytë Alavesit. Më pas Casemiro ngushton diferencat në minutat e fundit, por pa ndryshuar fatin e takimit.
Ndërkohë në Serie A Atalanta ka rënë në shtëpinë e saj, pasi është mposhtur me shifrat 0-2 nga Verona. Bergamaskët kanë surprizuar me këtë rezultat, teksa pritej që të dilnin nga stadiumi së bashku me tre pikët.
Befasia tjetër vjen nga Ligue 1, atje ku PSG nuk ka shkuar më larg se një barazim 2-2 kundër Bordeaux. Një autogol i parisienëve hap shifrat e takimit, ndërsa më pas ishte Neymar dhe talenti Kean që përmbysin gjithçka. Ky kthim i rezultatit që në 30 minutat e para bëri të mendohej se kampionët në fuqi të Francës nuk do të kurseheshin ndaj rivalit të ryre, por e kundërta ndodhi. Në minutën e 60 të takimit ishte Yacine Adli ai që risolli barashpeshën, që mbeti në fuqi deri në fund të lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/noob_fcb/status/1332797437560369155