Mision…jo i pamundur! Kështu e ka etiketuar Shkëndija e Tetovës provën e forcës që do të ketë në Europa League kundër Totenhem. Një përballje e cila do të masë forcat e ekipit shqiptar të Tetovës që drejtohet nga Ernest Gjoka kundër skuadrës që drejtohet nga ana e Jose Mourinho. Shkëndija e Tetovës e pret këtë përballje me një video emocionese, ku flitet shqip dhe me një promo vetëm në ngjyrat kuqezi.
Ndërkohë siç e cilëson edhe trajneri Gjoka bëhet fjalë për ekipin që është krenaria e shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës. Në përballjen e nesërme të Shkëndijës ndaj Totenhemit do të ketë thuajse të njëjtën peshë dhe bashkim ashtu sikurse luan Kombëtarja. /Sport Ekspres/