VIDEO/ Erzeni surprizon edhe Tiranën, shijakasit e mbyllin fazën e parë në të njëjtin pozicion me bardheblutë

Erzeni është padyshim befasia e këtij sezoni të “Abissnet Superiore“-s. Mungesa e fitoreve në ndeshjet e fundit bënë shumë të mendonin se shkëlqimi i shijakasve ishte vetëm në javët e para. Por ekipi i Kapllanit u tregon të kundërtën. Erzeni ka surprizuar edhe Tiranën mbrëmmjen e sotme, duke e mposhtur me rezultatin minimal 1-0.

Ndeshja u vendos nga një episod në minutën e 15. Nonato rrëzohet në zonë dhe gjyqtari fillimisht akordon prekje të topit me dorë nga futbollisti i Erzenit. Por pas konsultimit me VAR-in dhe rishikimit të pamjeve në monitor, arbitri kryesor ndërron mendje.

Dora e tij drejtohet nga pika e bardhë e penalltisë dhe pranë topin shkon Kahrimanoviçi. Ky i fundit fiton duelin me Bekajn dhe shënon golin e fitores për ekipin e sapongjitur në “Abissnet Superiore”. Me këtë triumf Erzeni shkon në kuotën e 15 pikëve, po aq sa Tirana e vendit të dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online