Ernest Muci është aktivizuar si titullar pas disa ndeshjesh që e nisi nga pankina te Legia. Sulmuesi shqiptar duket se po e shpërblen besimin e trajnerit. Që në minutën e pestë të takimit, Muci shënoi një gol klasi.
Pas një kundërsulmi, lojtari shqiptar u gjend para portierit kundërshtar dhe e dërgoi topin në rrjetë me një lëvizje klasi. Ky është një sinjal edhe për Silvinjon para ndeshjeve të Kombëtares në shtator. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/