Ernest Muçi ka qenë sërish protagonisti kryesor për Trabzonsporin. Sulmuesi shqiptar ka rilindur në radhët e klubit turk. Mbrëmjen e sotme ai ka regjistruar golin e tij të 7 në 5 ndeshjet e fundit. Ish-lojtari i Tiranës ka dhënë fillimisht asist në minutën e 50, kur harkimi i tij i përsosur në zonë u shndërrua në golin që i dërgoi shifrat në 2-2 kundër Gençlerbirligisë.
Ndërkohë, në minutën e 67 ishte vetë Muçi ai që e dërgoi topin në rrjetë. Këtë herë goli u realizua nga pika e bardhë e penalltisë, nga ku lojtari i Kombëtares shqiptare ia doli të fitonte duelin me portierin kundërshtar. Megjithatë, goli i tij nuk mundi t’i jepte pikë Trabzonspori në këtë përballje “të çmendur”, e cila përfundoi me shifrat 4-3 për Gençlerbirliginë./Sport Ekspres/