VIDEO/ Ernest Muçi i shënon Udinezes, sulmuesi shqiptar premton gola në sezonin e ri

Sezoni i ri duket se do të jetë në nivelin e atij të shkuarit për Ernest Muçin. Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në fazën përgatitore që Trabzonspori është duke zhvilluar. Ish-lojtari i Tiranës ka ndëshkuar Udinezen që në minutën e 4-t të takimit.

E djathta e tij ishte e saktë, pavarësisht pozicionit të vështirë në të cilin ndodhej në zonë. Goli i tij ishte i vetmi i shënuar në këtë takim miqësor, i cili përfundoi me shifrat 1-0 në favor të Trabzonsporit. /Sport Ekspres/