VIDEO/ Ermir Lenjani sërish protagonist me Sionin, jep assist dhe mban në lojë ekipin për mbijetesë

Ermir Lenjani ka qenë sërish protagonist ditën e sotme me skuadrën e tij, Sioni. Lojtari shqiptar ka qenë një pikë thelbësore e klubit zvicerian këtë sezon, ku nuk i kanë munguar golat dhe asistet. Një të tillë e ka dhënë edhe në përballjen e sotme kundër Thunit. Lenjani harkon me mjaft saktësi një top në zonën e rreptësisë pas ekzekutimit të një goditje nga këndi në minutën e 80. Ndoye më pas do të shtynte me kokë sferën në rrjetë duke shënuar golin e vetëm për Sionin.

Ndërkohë kundërshtarët barazojnë gjithçka vetëm 4 minuta më vonë, duke bërë që skuadrat në fund të ndajnë nga 1 pikë. Megjithatë kjo pikë, në të cilën meritë ka edhe Lenjani, mban ende në lojë për mbijetesë Sionin, të cilët luftën e kanë pikërisht me ekipin e Thunit. Këta të fundit renditen 1 një pozitë me lart dhe me 3 pikë më tepër, por kanë zhvilluar një ndeshje më shumë se sa Sioni i drejtuar nga Tramezzani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online