Mançester Sitit i është dashur të presë deri në sekondat e fundit të kohës shtesë për të marrë tre pikët kundër Fulhemit. “Qytetarët” shënuan të parët përmes Alvarezit, por miqtë barazuan në minutën e 28. Kanselo shkakton penallti në zonë dhe largohet nga loja me karton të kuq, ndërsa Pereira shndërron në gol 11 metërshin e fituar.
Por pavarësisht se ndodhej me 10 lojtarë në fushë, Siti ia doli të fitonte përballjen. Erling Haland hyn nga stoli dhe i jep tre pikët “qytetarëve”. Norvegjezi shënon fillimisht në minutën e 74-t, por goli i tij anullohet. Më pas, kur mbeteshin sekondat e fundit para vërshëllimës përfundimtar, Haland tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe ndez festën në stadium. Goli i tij çmend edhe Guardiolën, që nuk i përmban dot emocionet përpara kamerave./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
HAALAND YOU DESERVE EVERYTHING pic.twitter.com/cWBOF7VTgs
— 17 (@DxBruyneSZN) November 5, 2022