VIDEO/ Episodi i veçantë! “Hakmarrja” ndaj ish-ekipi i shijoi më shumë seç duhet, festa kundër Juves e nxjerr nga loja

0

Andrea Favilli ishte futbollisti që mbrëmjen e sotme i ka prishur mbrëmjen Juventusit të Andrea Pirlos. Sulmuesi 23-vjeçar dikur ka mbajtur veshur fanellën e Juventusit, të cilët nuk kanë besuar te aftësitë e tij, duke e dërguar në huazime. Megjithatë momenti për “hakmarrje” ka ardhur, por duket se kjo e fundit i ka shijaur më tëpër seç duhej lojtarit të Veronës.

Pasi ndëshkoi ish-ekipin e tij Favilli ka shkuar të festojë, megjithëse dhimbjet nuk e lënë të gëzojë këtë gol të rëndësishëm. Me dorën të vendosur në këmbën e tij futbollisti italian tregon se ka pësuar një lëndim gjatë festimit. Një dëmtim ky që pavarësisht përpjekjes për të vazhduar lojën, nuk ia ka dalë dot të qendrojë në fushë për më shumë se pak minuta, duke u zëvendësuar kështu nga trajneri Juriç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.