VIDEO/ “Ëndrra” Champions merr fund për Teutën, kampionët nuk shfrytëzojnë shortin dhe largohën në Conference League

LIVE, Sherif Tiraspol-Teuta 1-0 Traore 6‘

Champions League ishte një ëndërr që mori fund që në turin e parë për Teutën. Kampionët e Kategorisë Superiore e mbyllin sot aventurën e tyre në këtë kompeticion, teksa ka marrë humbjen e dytë kundër  Sherif Tiraspolit. Një gol që në minutën e 6 nga Traore vulos fatin e ndeshjes së sotme, ndërsa përballja e parë në “Niko Dovana” kishte përfunduar me triumfin e thellë 0-4 të moldavëve.

Ekipi i Martinit nuk shfrytëzon kështu shortin për rrugëtimin në Champions League. Në turin pasardhës Teuta do të gjente një kundërshtar të një niveli jo shumë të lartë, teksa do të ndeshej me fituesin e çiftit Connah’s Quay Nomads-Alashkert. Tashmë durrsakët do të vazhdojnë të garojnë në Conference League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online