Video emocionuese nga Nuri Seferi: Tatuazhet e “shkjaut” më dhanë inspirim për fitoren

Nuri Seferi kujton me nostalgji fitoren e arritur me boksierin serb, Dusan Krstic. Një duel që shkonte shumë më tepër sesa ndeshja e radhës e boksit. Kjo pasi Krstic kishte bërë tatuazh në trup disa kriminelë të luftës dhe ishte dukshëm kundër shqiptarëve.

Kaq mjaftonte që adrenalinë të përshkruante trupin e Nuri Seferit. Me kundërshtarin e vënë përfund thuajse në çdo moment, boksieri shqiptar jepte shpeshherë spektakël duke mos e mbrojtur për të parë guximin e rivalit të tij.

Deri sa mbërriti momenti që Krstic nuk po i duronte më grushtat e Seferit, me trajnerin që hodhi peshqirin për të shpallur dorëzimin. Urrejtja e boksierit serb për shqiptarët u finalizua në momentin e fundit teksa arbitri po shpallet fituesin, atje ku janë ngritur tre gishtat. Megjithatë në piedestal u ngrit dora e Nuri Seferit, i cili puthi flamurin e Shqipërisë.

“Inspirimin më të madh e kam marrë nga tatuazhet e këtij shkjaut (serb) që kishte në trupin e tij . Ai kishte bërë ‘tatto’ kriminelë të luftës dhe kjo ma shtonte më shume inatin për ta fituar këtë ndeshje me çdo kusht”, shkruan Seferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online