“Dikur edhe të huajt e dinin ç’do të thoshte të luajë për Bajernin”, Mateusi tregon problemin e bavarezëve: Mungojnë ata lojtarë që…

Bajerni i Mynihut po kalon një periudhë të vështirë në Bundesligë. Si rrallë më parë, bavarezët janë në një garë të fortë për titullin kampion. Bajerni humbi ndeshjen e fundit ndaj Monshengladbahut dhe në Gjermani po përpiqen të gjejnë arsyen që po dërgojnë ekipin në këtë pikë. Ish-futbollisti i njohur, Lotar Mateus, ka bërë një analizë të situatës dhe sheh si shkak faktin se kjo skuadër nuk ka lidera. Sipas tij Bajernit i mungojnë emrat që e ndjejnë se ç’do të thotë të veshësh atë fanellë dhe të jenë burim frymëzimi edhe për lojtarët e tij një afrohen në ekip.

“Problemi i madh i Bajernit këto ditë është se pa u zgjidhur ende një problem, klubi krijon një tjetër. Gnabri largohet për Parisin. Nojeri dëmtohet në ski dhe ndiqet nga intervista e tij. Shkarkimi i Tapaloviçit. Sane është me vonesë. Klubi duhet të reagojë më shpejt, të ndajë disa çështje.

Një shpjegim i thjeshtë logjik. Nojeri mungon pas, Levandovski mungon përpara. Duke e parë në foton e madhe, këtij ekipi i mungon “Mia-san-Mia”. Mungojnë lojtarë për të cilët të veshurit fanellës së Bajernit ishte diçka e rëndësishme. Lahmi, Shvajnshtajgeri, Alabaja, Boatengu, Humelsi, Robeni dhe Riberija. Vite më parë edhe lojtarët e huaj si Demikelis, Lusio, Ze Roberto dhe Picaro e dinin dhe e ndjenin se çfarë do të thoshte të luaje për Bajernin. Kjo sepse përreth tyre kishte lojtarë që i tërhiqnin. Ku janë futbollistët që do t’i shpjegojnë Upamekanos, De Ligtit, Hernandezit ose Sanesë se si të vendosin moton e klubit në praktikë?“, ka deklaruar Lotar Mateusi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online