Javët kalojnë dhe duket se Elbasani e ka futur emrin mes pretendentëve që kërkojnë të arrijnë gjithçka në këtë sezon, duke përfshirë edhe fitimin e titullit kampion. Përkundër gjithë dyshimeve, kjo skuadër ka vazhdimësi sa i përket rezultateve pozitive.
Një tjetër përballje kundër një skuadre me peshë në futbollin shqiptar dhe që është mbyllur në barazimin 1-1, kundër Partizanit. Të kuqtë do të kalonin të parët në avantazh me anë të Zekës në minutën e 33 të takimit. Megjithatë festa nuk zgjati shumë te miqtë pasi Ze Gomes barazoi rezultatin vetëm dy minuta më vonë. Pavarësisht dëshirës dhe tentativa të dy ekipeve për të fituar, në fund ndajnë pikët. /Sport Ekspres/