Lokomotiva e Zagrebit ka mposhtur 3-1 Rijekën në një mbrëmje që foli me nota pozitive për lojtarët shqiptarë. Goli i dytë i Lokomotivës mban firmën e Enis Çokajt, ndërsa asistin për golin e tretë e dha Indrit Tuçi. Në krahun tjetër golin e vetëm të skuadrës e shënoi Bernard Karrica. E çfarë goli që ishte!
Rijeka fiton të drejtën e një goditjeje dënimi në minutën e 34-t dhe pranë topit shkon pikërisht Karrica. Distanca e madhe nuk e tremb dhe lojtari i Kombëtares Shpresa shënjestron menjëherë portën. Ekzekutimi perfekt nga Karrica bën që topi të ndalet në trekëndësh dhe të realizojë kështu një gol që me siguri do e kishin zili edhe yjet e futbollit botëror./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Lokomotiva 2-1 Rijeka (34′)
What a goal by ??Bernard Karrica!!!! pic.twitter.com/T9oZuZxtKA
— Everything About HNL (@AboutHnl) August 7, 2022