VIDEO/ Ekipi nga kategoria e tretë befason Barcelonën, po e eliminon nga Kupa me vetëm 18% mbajtje topi

Presidenti Laporta shpalli rikthimin e madh të Barcelonës, por katalanasit po hasin vështirësi në Kupën e Mbretit. Linares Deportivo ka befasuar gjigantët spanjollë, teksa pas përfundimit të 45 minutave të para janë duke udhëhequr me shifrat minimale 1-0. Hugo Diaz ka tundur rrjetën në minutën e 19 të takimit, pavarësisht faktit se skuadra e tij rezulton me vetëm 18% mbajtje topi në pjesën e parë.

Me një rezultat të tillë ekipi që luan në kategorinë e tretë në Spanjë siguron një biletë në 1/8-t e Kupës së Mbretit, duke qenë se në këtë fazë fituesit vendosen me një ndeshje të vetme dhe jo me sistem vajtje-ardhje. Megjithatë mbetet për tu parë nëse Barcelona do të arritë të reagojë në mënyrën e duhur në pjesën e dytë të takimit për të shmangur një turp të madh për këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1478802014201171972

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online