VIDEO/ Ekipi i Guardiolës vr.et kampionatin në Premier League, “harkëtari” De Bryune mund Chelsea-n dhe mbyll diskutimet

Manchester City ka arritur që të fitojë ndaj Chelseat që mban vendin e dytë në Premier League. Ndeshja është vendosur nga goli i Kevin De Bryune. “Harkëtari belg” ka shënuar nga distanca një super gol, duke bërë që i gjithë stadiumi të ngrihet në këmbë.

Kaq ka mjaftuar dhe “qytetarët” kanë marrë tre pikë të tjera në llogarinë e tyre. Tanimë diferenca shkon në 13 pikë me Chelsea-n, por është Liverpuli i vendit të tretë që ka dy ndeshje më pak. Megjithatë nëse Chelsea do të arrinte që të fitonte me Manchester City, Premier League do të hapte diskutimet për vendin e parë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *