Koniaspori ka arritur të marrë një fitore mjaft të vlefshme ditën e sotme, ku ka mposhtur mes dramës një kundërshtar të madh si Gallatasarai me shifrat 4-3. Sokol Cikalleshi nuk ka mundur të tundë rrjetën në këtë takim, por ka qenë një tjetër shqiptar ai që ka marrë rolin e protagonistit.
Koniaspori i falet Eridon Dacit, i cili rezultoi vendimtar me dopietën e tij, që më pas u pasua nga penalltia e realizuar me sukses nga Demirok, si dhe goli i “knock out”-it në kohën shtesë nga Kravets. Futbollisti shqiptar ishte i pari që zhbllokoi rezultatin e kësaj përballjeje, ku në minutën e 41 tundi rrjetën kundërshtare.
Ndërkohë vetëm pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë shënon të dytin dhe i dërgon shifrat në 2-1. Gallatasarai do të barazonte sërish, ndërsa në shtesat që nuk po mbaronin, sngushtoi diferencat në 4-3, duke futur në ankth skuadrën e Koniasporit. Megjithatë ky do të ishte rezultati përfundimtar i kësaj sfide.
Kujtojmë se 22-vjeçari ka lindur në Shkup dhe mban veshur fanellën e përfaqësueses së moshave të Maqedonisë së Veriut, por mund të ndërrojë zgjedhje në të ardhmen, për t’ju bashkuar Kombëtares kuqezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/noob_fcb/status/1346506233860272128
https://twitter.com/noob_fcb/status/1346497878974492673