“Shqipëria? me shumë mundësi do më kontaktojë”, Selmani pas transferimit te klubi i Ibrës: Më mori në telefon

Astrit Selmani është një emër për t’u shënuar diku, pasi me paraqitjet e tij tregoi se mund të lërë gjurmë në futbollin europian. Sulmuesi shqiptar ishte pjesë e Varbergs në sezonin e shkuar në Suedi, ku u rendit i dyti në listën e golashënuesve të kampionatit, me 15 gola dhe 6 asist të dhuruar. Lojtari 23-vjeçar nënshkroi në dhjetor një kontratë që do e mbajë të lidhur për 4 vite me klubin e Zllatan Ibrahimoviç, Hamarbi.

Në një intervistë për “Expressen”, Selmani rrëfen edhe bisedën e tij telefonike me Ibran, i cili i uroi mirëseardhjen në ekipin e tij. Talenti shqiptar zbulon se gjiganti i sulmit të Milanit ka qenë gjithnjë idhulli i tij dhe se dëshira e madhe për të është që të ndjekë të njëjtat hapa në karrierë. Ndërkohë në intervistën e dhënë ka prekur edhe temën e Kombëtares, teksa ka mundësinë të zgjedhë të luajë për Suedinë, Kosovën dhe Shqipërinë. Selmani bën me dije se ka pasur një kontakt të vogël nga Kosova, por jo nga Shqipëria, megjithëse beson se kuqezinjtë do të nisin interesimet për të në të ardhmen.

Ibrahimoviç

“Ishte një bisedë normale pasi kontrata ishte gati, ne vetëm biseduam pak. Ai është bashkëpronar. Atëherë CEO dhe të gjithë të tjerët gjithashtu folën me të. Unë jam rritur në Malmö. Është e qartë se ai u bë një model dhe idhull kur isha i vogël. Dhe thjesht po shikoj se çfarë bën dhe çfarë ka bërë. Ai është 39 vjeç dhe luan në Serie A”.

Kombëtarja

“Kam pasur vetëm disa kontakte ditët e fundit me Kosovën, ata më kanë kontaktuar. Ishte vetëm pak kontakt i vogël, pa diskutim. Por ata të paktën kanë treguar interes, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë. Shqipëria? Nuk kam dëgjuar prej tyre, por me shumë mundësi do të më kontaktojnë“, ka deklaruar Astrit Selmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online