Zyrtare/ Ish-portieri i Tiranës bind trajnerin, gardiani shqiptar firmos me kampionët e Irlandës

Alesio Abibi ka hedhur një hap pozitiv në karrierën e tij. Portieri shqiptar ka firmosur për Dundalkun dhe do të jetë pjesë e kampionëve të Irlandës nga dita e sotme. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë faqja zyrtare e klubit, teksa njofton në rrjetin social “Tëitter” me fjalët: “Dundalk FC është i lumtur të njoftojë nënshkrimin e portierit shqiptar 24-vjeçar Alessio Abibi”.

Gardiani në të shkuarën ka luajtur edhe në kampionatin shqiptar, ku ka mbajtur veshur fanellën e Tiranës dhe atë të Kastriotit. Gjithashtu në karrierën e tij ka qenë pjesë e Serisë C të Italisë me skuadrën e Avelinos, ndërsa hapat e parë i ka hedhur te Peskara. Abibi duket se ka bindur trajnerin e skuadrës së njohur irlandeze, Filipo Xhovanjoli, i cili pas zyrtarizimit të marrëveshjes është shprehur:

“Alessio ishte një nga portierët që unë kam studiuar dhe skautuar dhe nga të gjithë ata, ai ishte ai me karakteristikat më të mira se si duam të luajmë. Ai është i madh, me të vërtetë i mirë në ajër, i fortë në vendosjen mbrojtëse mbrojtëse, i guximshëm dhe i mirë me topin gjatë ndërtimit të aksionit. Ai është gjithashtu i ri, vetëm 24-vjeç, dhe është një lojtar që ne mund ta zhvillojmë. Ai ka një të ardhme të shkëlqyer përpara tij”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online