VIDEO/ Ekipet shqiptare e nisin me fitore! Shkëndija feston me një supergol ndaj armenëve, Gjilani i Ramadanit mposht letonezët e Deliut

Gjilani dhe Shkëndija e kanë nisur me këmbën e mbarë këtë edicion të ri të kualifikueseve për në Ligën e Konferencës. Bardhekuqtë nga Kosova kanë luajtur në shtëpi përballë letonëzëve të Liepajas, ekip në të cilin pak javë më parë u transferuar mesfushori i Laçit, Deliu. Ndeshja përfundoi 1-0 dhe u vendos nga një gol me kokë i Dabiqajt në minutën e 37.

Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut Shkëndija ka mposhtur me rezultatin 2-0 Ararat Jerevanin. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë të takimit. I pari që shënoi ishte Adenis Shala në minutën e 27. Ndërkohë, kur ishte duke u luajtur minuta e fundit e pjesës së parë Nafiu realizon një gol të mrekullueshëm në limitet e zonës. Gjilani dhe Shkëndija shkojnë kështu më të qetë në ndeshjen e kthimit, ku do të vendoset edhe kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online