Kukësi-Egnatia 0-4 Paulaskas 20′, Dwamena 29′, 47′, Iskandarli 57′
Egnatia është kthyer te fitorja në Superiore. Ekipi i drejtuar nga Tetova ka arritur që të fitojë me shifrat 0-4 ndaj Kukësit. Verilindorët nuk janë aspak në situatë të mirë, teksa problemet e tyre janë bërë të ditura që pa nisur kampionati.
Goli i parë i Egnatias u realizua nga ana e Paulaskas në minutën e 17, pasi i ishte afruar dy herë golit. Për të dyfishuar rezultatin mendoi Dëamena në të 29, por me nisjen e pjesës së dytë, ky sulmues gjeti edhe një tjetër gol spektakolar duke e bërë “autostradë” krahun e djathtë. Goli i fundit u realizua nga afrimi i verës, Iskandarli, ndërsa te Egnatia u shpërdoruan të tjera raste të pastra goli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Kukësi: Brozi, Abdu, Zhongo, Lamçe, Murati, Momoh, Fejzaj, Salami, Hasaj, Veriu, La Torre
Egnatia: Sherri: Frangaj, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Iskandarli, Paulaskas, Dwamena