VIDEO/ Egnatia ia del me 10 lojtarë kundër Laçit, mbyllet me ritëm të lartë dhe mes emocionesh

Egnatia ia ka dalë që të marrë pikë kundër Laçit. Ekipi i Tetovës ishte me 10 lojtarë që nga minuta e 25 pasi Zejnullai u ndëshkua me karton të kuq. Pas ndërhyrjes së gabuar kundër Roganovic, arbitri e largoi menjëherë nga fusha. Por pavarësisht se luajtën me 10 lojtarë, futbollistët e Egnatias ishin të rrezikshëm po aq sa ata të Laçit. Goli i parë erdhi nga kurbinasit me nisjen e pjesës së dytë, teksa Egnatia ishte në moment më të mirë.

Guindo arriti të shënonte duke treguar nuhatjen e madhe që ka me golin. Avantazhi i Lacit nuk do të zgjaste shumë pasi nga krahu tjetër do të akordohej penallti. Gentian Selmani zgjodhi që të luante me nervat e Xhekson për ta nervozuar, duke imituar disi portierin e Argjentinës. Por në fund Xhekson arriti ta mposhte. Redi Kasa shpërdoroi mundësinë e artë për t’i dhënë avantazhin Egnatias në minutën e 80 teksa me portën e boshatisur, e nxori topin jashtë. Në fund ishte Mazrekaj dhe Spahiu që iu afruan golit te Laci. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online