VIDEO/ Egnatia fiton thellë ndaj Kukësit, shënon gol edhe afrimi i ri që ka luajtur me Kombëtaren e Kosta Rikës

Egnatia ka arritur që të fitojë thellë ndaj Kukësit me shifrat 4-1 në transfertë. Djemtë e drejtuar nga Tetova mbyllën gjithçka në pjesën e parë. Goli i parë i takimit u realizua në minutën e 12, atje ku Renato Malota gjeti të parin. Më pas ishte Fernando që me anë të penalltisë, në të 28 dyfishoi nga pika e bardhë e penalltisë. Për të thelluar shifrat mendoi Mario Gjata, që pas një krosimi të bukur, i gjetur në zonë, nuk e kishte të vështirë për të shënuar edhe golin e tretë.

Kështu do të mbyllej pjesa e parë, por Kukësi u zgjua në të dytën. Rashiti ngushtoi diferencën në minutën e 80 dhe lojtarët verilindorë besuan te kthesa. Në momentin që vendasit po i afroheshin golit të dytë dhe miqtë po tentonin të vononin lojën, Joel i kapi në kundërsulm dhe pasoi bukur topin te Montenegro, që i ndodhur para portierit, arriti të shënojë. Pritshmëritë janë të mëdha për këtë sulmues që ka mbërritur si afrim i ri në merkaton e janarit dhe ka luajtur 5 ndeshje me Kombëtaren e Kosta Rikës. /Sport Ekspres/

Montenegro Goal
byu/Albaniafootball insoccer

Mario Gjata Goal
byu/Albaniafootball insoccer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online