Në ndeshjen e fundit të Ligue 1, Edon Zhegrova kishte mundësinë për të parë nga afër Lionel Mesin. Futbollisti shqiptar kërkoi që të përfitonte nga shansi i dhënë për të marrë fanellën e yllit argjentinas.
Megjithatë do të zhgënjehej kur pa se Mesi e shkëmbeu fanellën me Gomes, ish-futbollistin e Manchester United. Më pas dëshpërimi vazhdoi për Zhegrovën që kishte vetëm 4 minuta kohë për të shfaqur vlerat e tij ndaj PSG, duke mos u aktivizuar si titullar. /Sport Ekspres/
Portuguese Lille player Angel Gomes couldn’t believe it when Lionel Messi also wanted his shirt ?
— ? (@Youssef10i) February 7, 2022