VIDEO/ Edon Zhegrova ndihmon ekipin të marrë fitoren, Lille shkon 6 pikë larg zonës së Champions-it

Lille ka fituar 2-1 kundër Brestit mbrëmjen e sotme. Miqtë kaluan të parët në avantazh, duke përfituar nga një autogol i hershëm i Djalo-s. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Brestit, por në të dytën Lille përmbys shifrat.

Diakite ktheu sërish baraspeshën në minutën e 60 të takimit, kur shfrytëzoi një asisit nga Edon Zhegrova. Ky i fundit ekzekutoi një goditje nga këndi, duke dhënë një harkim të përsosur për shokun e tij të skuadrës, që e ndal topin në rrjetë. Në po të njëjtën mënyrë do të vinte edhe goli i dytë i Lille-s, por që këtë herë mbante autorësinë e Alexsandro-s. Skuadra franceze ngjitet në vendin e 5-të në renditje, si dhe e dërgon në vetëm 6 pikë distancën nga zona e Champions-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online