Edon Zhegrova kthehet pas një kohe të gjate mungese teksa ndodhej në heshtje, për të ardhur në qendër të vëmendjes. Sulmuesi shqiptar vjen me ekipin e Bazelit si të ishte Lionel Mesi, pasi ka shpalosur të gjitha aftësitë e tij në një gol që do ta kishte zili edhe vetë argjentinasi.
Teksa vallëzon me topin kundër disa lojtarëve të Luzernit, goditja e fundit me qetësinë dhe saktësinë e madhe është për t’u duartrokitur. Bazeli do të arrinte që të fitonte në shifrat 3-2 në këtë përballje të kampionatit, ndërsa Zhegrova kthehet edhe njëherë në kryefjalën e momentit në Zvicër. Por më parë ka qenë pikërisht kjo situata në të cilën sulmuesi shqiptar “zhdukej” më pas, duke mos ruajtur dot më vazhdimësinë. /Sport Ekspres/
Enjoy this Edon Zhegrova beauty!
[via @KosovanF]pic.twitter.com/cmbVdCrJrw
— Kosovan Football ?? | ? (@kosovanfooty_EN) October 4, 2020