“Mund të bëja më mirë”, Strakosha ndien peshë faji në barazimin me Interin

Lazio nuk shkoi më shumë se barazimi në përballjen e vështirë ndaj Interit, e cila përfundoi me shifrat 1-1. Zikaltërit ishin më kërkues ndaj fitores sesa lacialët, por megjithatë ishin të pafuqishëm për të fituar ndeshjen. Të dyja skuadrat e përfunduan ndeshjen me 10 lojtarë, teksa Savic dhe Sensi u ndëshkuan me karton të kuq për sjellje të pahijshme në fushën e lojës.

Thomas Strakosha, portieri i Kombëtares së Shqipërisë, deklaroi se te goli i Interit mund të bënte më shumë, por fatmirësisht nuk doli i humbur nga fusha e blertë.

“Në pjesën e parë nuk ishim të kënaqur me performancën dhe në fakt nuk po luanim si dimë ne. Në pjesën e dytë ne u përmirësuam shumë dhe mendoj se do të fitonim po mos të pësonim golin e parë. E dimë se mund të japim më shumë, duhetë të shikojmë veten tonë. Unë absolutisht që mund të më japë më shumë.

Te goli i parë mund të bëja më mirë! Ata ishin me fat. Por fatmirësisht shënuam gol dhe ndeshja përfundoi 1-1. Mendoj se morëm goditje nga golat e pësuar në ndeshjet e kaluara. Unë duhet ta mar me qetësi dhe të ndihmoj skuadrën”,- u shpreh pas ndeshjes Strakosha. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online