VIDEO/ Edhe “Zoti“ bën autogol! Ibrahimoviç gabon portë, Bolonja me 9 lojtarë e pafuqishme përballë Milanit

Edhe “Zoti“ bën autogol… As Ibrahimoviç nuk është i pagabueshëm. Prej vitesh ka qenë një makth për portierët kundërshtar, por këtë herë ai që e pëson prej tij është Tatarushanu. Sulmuesi suedez si rrallë më parë në karrierë ka ngatërruar portë dhe e ka dërguar topin në rrjetën e katërkëndëshit të Milanit.

Pas një harkimi në zonë në minutën e 49, Ibrahimoviç devijon topin me kokë dhe e dërgon atë përtej vijës fatale për ti çuar shifrat në 1-2. Më parë kuqezinjtë kishin gjetur golin me anë të Leaos dhe Calabria-s.

Ai autogol i suedezit duket se zgjoi për një moment Bolonjën, teksa këta të fundit tundin rrjetën vetëm 3 minuta më pas. Por nuk do të vonojë shumë dhe situata do të kthehet përmbys për ta. Kartoni i kuq i marrë në minutën e 20 nuk do të ishte i vetmi për Bolonjën, pasi në të 57-n VAR-i ndërhyn për të dhënë një tjetër të tillë.

Me 9 lojtarë në fushë skuadra italiane është e pafuqishme të përballojë Milanin. “Djajtë” kalojnë përsëri në avantazh me anë të Bennacer në minutën e 84-t, ndërsa në të 90-n Ibrahimoviç shlyen gabimin e tij për të vulosur takimin në shifrat 2-4./Halit Deliabashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Extremuru/status/1452004799319195648

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online