VIDEO/ Edhe Tirana U-19 shkatërron Partizanin dhe shpallet kampion, shihni golin e çmendur të Stafës

Dy dhurata në një ditë dhe për 100 vjetor! Grupmoshat e Tiranës kanë menduar për ta zbukuruar edhe më tepër këtë vit të shënuar të klubit, duke u shpallur kampione të Shqipërisë. Pasi këtë gjë e bëri Tirana U-17, vetëm pak orë më parë, në fitoren e pastër ndaj Partizanit 4-0, këtë herë ishte momenti për U-19.

Një tjetër fitore e pastër  nga bardheblutë që arritën të fitonin me shifrat 4-1 ndaj Partizanit. Talenti Stafa kaloi i pari në avantazh Tiranën me një gjuajtje të fuqishme pas një aksioni të bukur që mund të ndalej vetëm në rrjetë. Ndërkohë një penallti e ekzekutuar saktësisht nga Marinaj në krahun e Partizanit, barazoi shifrat në të 81 dhe u mendua se kjo ndeshje do të përfundonte në këtë mënyrë.

Në skenë doli sërish Stafa, që këtë herë dhuroi një magji të vërtetë nga goditja e dënimit, duke realizuar një super gol. Ky realizim e goditi më tepër Partizanin, që në minutën e 90 e pësoi sërish nga Avdiu dhe vetëm dy minuta më vonë nga Elezi. Tirana U-19 ka arritur kështu që të fitojë titulli kampion në Grupin A, për të treguar se suksesi te bardheblutë po vjen që nga grupmoshat. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online