Ka marrë fund dilema e parë e Champions League-s. Liverpooli është finalisti i parë i këtij edicioni të kompeticionit më të lakmuar për klube. Villareal-it i duhet ti thojë lamtumirë këtij turneu, duke u larguar me kokën lart dhe duke shkruar historinë. “Nëndetësja e verdhë” ishte mrekullia e këtij sezoni, por si çdo gjë tjetër në jetë, edhe mrekullitë më të bukura e kanë një fund.
Pas eliminimit të Juventusit dhe Bayern-it, Villareali nuk ia doli të bënte dot të njëjtën gjë edhe me Liverpool-in, pavarësisht se i shkoi pranë. Pas humbjes 2-0 në “Anfield”, spanjollët reagojnë furishëmë në ndeshjen e kthimit në shtëpi.
Dia shkund rrjetën që në minutën e 3-të dhe kaq mjafton që atmosfera në stadium të ndizej. Një pjesë e parë gati perfekte e Villareal-it, që gjen edhe njëherë tjetër golin në minutën e 40 me anë të Coquelin-it. Një rezultat i tillë do e dërgonte sfidën në shtesa.
Por fraksioni i dytë i lojës ka sjellë një Liverpool krejtësisht tjetër. Të kuqtë dërgojnë Villareal-in nga parajsa në ferr, teksa përmbysin gjithçka në “Estadio de la Ceramica”. Fabinho në minutën e 62-të, Diaz në të 67-n dhe më pas Mane në të 74-tën shuajnë edhe shpresën më të vogël për spanjollët, duke siguruar kështu finalen e Champions League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/MeerHummal1/status/1521587401033932800
https://twitter.com/IzanRMCF_/status/1521576401765376003
https://twitter.com/ibou_001/status/1521569985730158597