VIDEO/ “Edhe dy të tjera”! Guardiola i papërmbajtshëm pas fitores, motivon tifozët me titullin kampion

Manchester City po shkon drejt titullit kampion të tretë radhazi. “Qytetarët” kanë mposhtur Evertonin me rezultatin e thellë 0-3, duke u shkëputur me 4 pikë në krye të klasifikimit. Pas fitores Guardiola është shfaqur tepër i lumtur përpara tifozve të tij, të cilët i motivon të brohorasin me premtimin për titullin kampion.

“Edhe dy të tjera, edhe dy të tjera”, janë fjalët me të cilat trajneri spanjoll i drejtohet i buzëqeshur tifozëve. Manchester City-t i nevojiten edhe 2 fitore për t’u shpallur zyrtarisht kampion i Premier League-s. Një titull që do të shijonte ndryshe për “qytetarët”, pasi arritën të merrnin kryesimin vetëm pak javë më parë, duke përmbysuar distancën e madhe të krijuar nga Arsenali përgjatë kampionatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online