Brighton-i fundos ëndrrën e Arsenalit, tre golat e sotëm nisin festën e titullit përpara kohe përpara Manchester City-t

Arsenali ka dështuar të ndjekë ritmin e Manchester City-t. Brightoni ka fundosur ëndrrën e titullit kampion për “topçinjtë”. Bardheblutë kanë fituar me shifrat 3-0, duke bërë që distanca mes Arsenalit dhe City-t të thellohet në 4 pikë. Enciso zhbllokoi shifrat në minutën e 51-të, ndërsa Undav dyfishoi rezultatin në të 86-n. Në minutën e 96 ishte Estupinani ai që heshti përfundimisht “Emirates Stadium”.

Kjo humbje nis festën e parakohshme për tifozët e Manchester City-t. Qytetarët mund të shpallen zyrtarisht kampionë në ndeshjen e radhës, pasi janë 4 pikë larg Arsenalit dhe kanë një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar. Vetëm një mrekulli mund të dërgojë titullin në Londër, teksa Arsenali duhet të fitojë të dyja ndeshjet e mbetura, ndërsa City duhet të humbasë të tre ndeshjet që ka në kalendar. Një skenar që duket i pamundur të ndodhë, duke parë formën aktuale të dy ekipeve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online